Kampioni në fuqi Ding Liren dhe sfidanti Gukesh Dommaraju nuk po arrijnë të fitojnë ende një sfidë në finalen e Kampionatit Botëror të Shahut që po zhvillohet në Singapor.

Edhe pse u mbaj edhe loja e nëntë përfundoi sërish në barazim. Gukesh i Indisë është sfidanti më i ri në historinë 138-vjeçare të turneut dhe 18-vjeçari do të kalonte rusin Garry Kasparov nëse do të shpallej kampion bote, duke vendosur një tjetër rekord.

Kasparov në moshën 22-vjeçare zbriti nga froni Anatoly Karpov në finalen e zhvilluar në 1985. Kinezi Ding duhet të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar ku mundi rusin Ian Nepomniachtchi.

32-vjeçari ka zbritur në renditjen e përgjithshme në vendin e 23 pikërisht nga barazimet e shumta në kohëve të fundit. Gukesh pozicionohet i pesti në botë. Sfida e radhës mes tyre do të jetë të shtunën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume