Këtë të premte ka humbur jetën aktori kosovar Adem Muji.

Muji gjatë viteve të 80’ta kishte luajtur një mori shfaqjesh në teatrin e Gjilanit.

Edhe pse viteve të fundit ai pushoi nga karriera e të qenit aktor, në publik njihej më shumë për rolin e tij në serialin “Qyteti pa lum”.

Aktori ndërroi jetë nga një sulm në tru. Ai jetonte dhe vepronte në Zvicër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume