Nesër dhe të enjten paradite do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të borës me intensitet të dobët deri në mesatar.

Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Të premten dhe gjatë fundjavës do të mbisundojë mot stabil me rritje të temperaturave të ditës. Temperaturat e mëngjesit gjatë gjithë periudhës gjithkund do të jenë nën zero, ndërsa në disa vende do të bien edhe nën -10 gradë. Në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe temperatura ditore më të ulëta.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume