Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kanë pritur gjatë për këtë ditë, për rikthimin e madh të LDK-së.

Sipas tij, ky rikthim tashmë po ndodhë dhe s’ka asgjë që e ndalë.

“Po ndodhë, në një moment kritik për vendin. Për familjet tuaja, për rininë tonë, për qytetarët tanë. Jemi në një momentum të shkëlqyeshëm politik. Këtë e vërejmë në takime me ju. E kemi të qartë thirrjen tuaj. E kemi të qartë dhe nevojën e madhe të vendit për ndryshim rrënjësor, në mënyrën se si bëjmë politikë, në mënyrën se si zhvillojmë projekte, në mënyrën se si kujdesemi për njerëzit tanë, e mbi të gjitha, në drejtimin e vendit drejt rrugëtimit tonë identitar, drejt familjes euroatlantike. Aty është destinacioni jonë”, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Istog.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume