Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka zgjedhur të izolojë kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, në një qeli, duke e mbajtur totalisht të vetmuar me të dënuarit dhe paraburgosurit e tjerë.

Veliaj është akomoduar në paraburgimin e Durrësit, ku sipas gazetarit te Ora News Elton Qyno, administrata e këtij institucioni kishte mundësuar një dhomë personale për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas burimeve pranë IEVP-së Durrës, Veliaj do qëndrojë i vetëm në qeli për një periudhë kohe, deri në kryerjen e një analize risku mbi gjendjen shëndetësore të tij dhe gjendjen e rrezikut në raport me personat e tjerë në burg.

Kjo kohë është periudha e “Observimit”, thanë burimet pranë burgut të Durrësit, të cilët konfirmuan se gjatë kësaj kohe do kryhet dhe vizita e mjekut dhe përmbushet kartela e personit të arrestuar.

Në ditën e parë, vetë kryetari i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, nuk ka shfaqur asnjë kërkesë personalë për sjelljen e ndonjë sendi të domosdoshëm që i nevojitet në burg.

Veliaj, u arrestua tre ditë më parë me kërkesë të prokurorisë së Posaçme SPAK, duke u akuzuar për “Korrupsion pasiv ndaj funksionarit të zgjedhur” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume