Më 17.11.2026, në orën 22:30, në Kumanovë, në vendin e quajtur „Nyja e NATO-s “, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Sopot, pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri, e privuan nga liria A.I. (29) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në automjetin e udhëtarëve „Volkswagen Golf“, me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur pesë persona emigrantë nga Nepali.
Personi është mbajtur në stacion policor, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën e Pranimit për të Huaj në Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume