Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka pritur në takim nënkryetarin e BDI-së, Bujar Osmani.

“Prita sot në takim Nënkryetarin e BDI, z. Bujar Osmani. Një bisedë e vlefshme mbi zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon, marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në frymën e integrimit evropian. Diskutuam gjithashtu mbi kontributin e BDI në proceset demokratizuese si një forcë politike pro-evropiane dhe rëndësinë e forcimit të partneritetit për të çuar përpara objektivat e përbashkëta. Integrimi dhe progresi kërkojnë vizion, angazhim dhe bashkëpunim të fortë”, ka shkruar Meidani

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume