Në një video-konferencë që u mbajt me 250 të rinj ukrainas nga Kievi dhe e gjithë bota, Papa Françesku u bëri thirrje atyre që të jenë patriotë, të refuzojnë luftën dhe të falin, shkruan Euronews.

Takimi, i përshkruar nga kryepeshkopi Sviatoslav Shevchuk si “takimi i parë ndonjëherë midis Papës së Romës dhe të rinjve ukrainas”, u zhvillua në Katedralen e Ringjalljes së Kievit.

Disa pjesëmarrës nga qytete të tjera evropiane ose në Amerikën e Veriut, u bashkuan për ta dëgjuar fjalimin e Papës me video thirrje.

Në fjalimin e tij drejtuar kombit të shkatërruar nga lufta, Papa u kërkoi ukrainasve të mbeten patriotë dhe ta duan vendin e tyre, por gjithashtu të përqafojnë faljen në vend të hakmarrjes. “Kujtoni heronjtë që kanë dhënë jetën për vendin tuaj”, tha ai ndër të tjerash.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume