Shqiptari nga Çairi u bë ministër në Siri.

Abu Qatada Albani udhëhoqi për shumë vite grupin xhihadist “Xhemati Alban”, i cili përbëhet kryesisht nga shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, dhe sot ndodhet në qeverinë siriane dhe nën sanksionet e SHBA-së për terrorizëm, mëson “Informer.rs”.

Është shqiptar i lindur në Shkup, në lagjen Çair, më 25 shtator 1976, me emrin Abdul Jashari. Albani ishte më parë një lider i Frontit Al-Nusra, gjë që bëri që ai të futej në listën e zezë nga Departamenti Amerikan i Thesarit në vitin 2016 dhe të akuzohej për terrorizëm, shkruan Telma. Transmeton /tvklan.mk/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume