Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Real Sociedad në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

“Djajtë e Kuq” barazuan në ndeshjen e parë, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Zirkzee kaloi mysafirët në epërsi me gol në minutën e 57-të, pas asistit nga Garnacho.

Por, vendasit u kundërpërgjigjën nëpërmjet Oyarzabal që shënoi nga penalltia në minutën e 70-të.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në “Old Trafford”, ku “Djajtë e Kuq” do ta kenë përkrahjen e publikut vendas.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume