Me ndezjen e flakadanëve në “Natën e Zjarreve” në Prekaz të premten ka përfunduar manifestimi në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndezja e flakadanëve u bë në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Veç në Prekaz, flakadanët u ndezën edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume