Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për “360 shkallë” në TVM, i pyetur për ndryshimet kushtetuese ka thënë se në fillim ishte optimist se mund të realizohen të njëjta, por se tani i duket e vështirë.

“Kur e formuam Qeverinë në fillim isha optimist, prandaj edhe vendosëm afat 6 mua, por sot e shoh se kjo duket e vështirë. Kryeministri Mickoski ndoshta kanë të drejtë, se ashtu mendojnë maqedonasit, por këtu nuk jetojnë vetëm maqedonasit. Ka edhe të tjerë.
Sidoqoftë VMRO-DPMNE ka 58 deputetë dhe pa ata nuk mund të bëhen ndryshimet”, tha Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume