Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në konferencën e sotme për media informoi se gjithsej 118 persona janë shtruar në objekte të ndryshme spitalore pas tragjedisë në Koçan. Ai theksoi se të gjithë pacientët po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe se sistemi shëndetësor është plotësisht i mobilizuar.

-Nuk ka pacient që nuk përkujdeset, të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion. “Ne do të bëjmë çmos për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur”, tha Taravari.

Taravari bëri të ditur se gjatë ditës do të vizitojë disa nga klinikat kirurgjikale ku do të marrë më shumë informacion për gjendjen e të lënduarve.

“Po shkojmë në klinikat kirurgjikale ku do të kemi më shumë informacion”, shtoi ai.

Ministri nuk ka dashur të ndajë detaje shtesë derisa të mbërrijnë të dhënat e reja zyrtare nga institucionet shëndetësore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume