Me datë 27.04.2025, në orën 21:20, në fshatin Zhelinë
zyrtarët policorë të NjP Grupçin, kanë privuar nga liria personin
F.M.(28) nga fshati Pallaticë, i cili në Stacionin Policor të Tetovës
në orën 19:10 është raportuar nga R.F. (57) nga fshati Reçicë e
Vogël, me të cilin punon në të njëjtën kompani nga fshati
Pallaticë, se ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe është
përpjekur ta sulmojë me një mjet të mprehtë. Ai po mbahet në
stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet
një parashtresë përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume