Më 27.04.2025, në orën 16:10, punonjësit e policisë nga Stacioni i Sigurisë në Trafikun Rrugor Tetovë arrestuan N.L. (49) nga Tetova, pasi drejtonte një automjet të markës „Honda“ me shpejtësi 111 km në orë, në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 50 km në orë. Shoferi u mbajt në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet një padi për „drejtimin e automjetit në mënyrë të pakujdesshme“ sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume