Që nga ardhja e Bilall Kasamit në krye të komunës me premtimin e madh që do të shkurtojë numrin e të punësuarve dhe do ti ndalojë kontratat, ai as nuk i zvogëloi e as i ndaloi kontrat. Kasami për 4 vite ka harxhuar afër 2 milionë euro para të tetovarëve për rroga të militantëve të BESËS.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i degës së BDI-së, Tetovë, Faton Ahmeti i cili kërkon që komuna ti bëjë transparente pagesat.

“Transparenca nuk është privilegj – është detyrim! Kërkojmë nga Bilall Kasami dhe Komuna e Tetovës të bëjnë publike të gjitha detajet për këtë Marrëveshje të dyshimtë.
Qytetarët meritojnë përgjigje!” ka shkruar Faton Ahmeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume