Kreu i LSDM-së Venko Filipçe kërkon krijimin e një forme të re të dialogut politik që do të rezultojë me strategji për reforma në të gjithë sektorët më të rëndësishëm. Kështu ai e arsyetoi ftesën për takim liderësh të cilën do ja dërgojë sot kryeministrit Hristijan Mickoski. Ai thotë së mirë është të ulen të gjithë liderët, por planin fillimisht do t’ia sqarojë Mickoskit. Se cilat janë propozimet konkrete, Filipçe tha se duhet ti definojnë bashkë. /Alsat.mk

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume