Duke filluar nga data 1 maj 2025 do të hiqen sërish kontrolle kufitare për automjetet dhe pasagjerët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky vendim është i vlefshëm për automjetet me targa të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Vendimi vjen në zbatim të marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, për kalimin e veturave dhe pasagjerëve të dy shteteve pa kontrolle në kufi.
Vendkalimi kufitar i Morinës pritet të zbatojë këtë marrëveshje nga orët e para të datës 1 maj, teksa vendimi do të jetë në fuqi të paktën deri në muajin shtator të këtij viti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume