Policia dhe familja janë në kërkim të Simona Stojkovës (35), zhdukja e së cilës është raportuar dje.

Herën e fundit është dëgjuar dje, kur ka telefonuar me britma nga numri 076 851 228, pas çka nuk ka qenë më e kapshme.

Simona ka flokë dhe sy ngjyrë kafe, është rreth 175 centimetra e gjatë dhe mban syze. Sipas përshkrimit personal, ajo çalon gjatë ecjes sepse njërën këmbë e ka më të shkurtër për 7 centimetra.

Vendndodhja e fundit ku është parë nuk është specifikuar, por u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion ose e kanë vënë re personin të kontaktojnë stacionin më të afërt të policisë ose përmes platformës najdime.org.mk.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume