Haxhi Avdyli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se partia e tij ka marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, edhe pse jo në formë të shkruar, për bashkëqeverisje

Avdyli ka thënë se bisedimet kanë qenë pozitive dhe se tashmë VV-ja i ka 61 vota në Kuvend, e se po synon për më shumë.

Përpos kësaj, Avdyli ka treguar edhe kërkesa e NISMA-s për koalicion.

“Nisma më shumë është duke kërkuar ato të cilat janë disa nga parimet. Një prej tyre është edhe ulja e pragut zgjedhor, të cilin e ka kërkuar nga ne dhe të gjitha partitë. Është një prej kërkesave, ulja e pragut zgjedhor, që ne i kemi diskutuar, ne si Guxo. Ndoshta edhe nuk është ide e keqe. Ende s’është marrë ky vendim, por unë sa e kam dëgjuar, është një nga kërkesat. Janë edhe disa kërkesa të tjera”, ka thënë ai në KTV.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume