Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në emisionin Click Plus në TV21 tha se qeveritë e kaluara kanë tentuar t’i mbyllin apo stërzgjatin rastet që të mos ketë përgjegjësi penale.

Ai komentoi edhe vendimin e fundit të Prokurorisë për zgjatjen e hetimeve për rastin e Koçanit, duke theksuar se kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se të gjithë të përfshirët do të mbajnë përgjegjësi.

“Ke 5-6 shqiptarë që kanë pasur pozicione, mirëpo 95 për qind të atyre që janë në hetime janë të palës maqedonase”, theksoi Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume