Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se ndryshimin askush nuk e ndal dot, ndonëse është i vështirë në fillim, i ngatërruar në mes, por është jashtëzakonshëm në fund. Mexhiti tha se, ndryshimi nuk ndalet nga oportunistët e demagogët që refuzojnë të ndryshojnë, por as nga politikanët e varur e oligarkët që duan ta mbajnë peng politikën. Ai tutje tha se, ndryshimi po vazhdon pasi është thirrja e popullit.

“Ndryshimi është i vështirë në fillim, i ngatërruar në mes, dhe i jashtëzakonshëm në fund.

Por askush s’e ndal dot.

As oportunistët, as demagogët që refuzojnë të ndryshojnë.

As politikanët e varur, as oligarkët që duan ta mbajnë peng politikën.

Sepse ndryshimi është thirrja e popullit.

Dhe kur populli bashkohet, ndryshimi ndodh.

Ndryshimi vazhdon.

Bashkë me qytetarin e ndershëm.

Bashkë me aktivistin e drejtë.

Bashkë me militantin e sinqertë.

Fryma e ndryshimit bashkon. Sepse ndryshimi VLEN.

Paçit një ditë të bukur të gjithë”, ka shkruar Mexhiti!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume