Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është përshëndetur me një duarshtrëngim me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut në Romë.

Osmani po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, i cili do të varroset në Bazilikën “Shën Pjetri” në Romë.

Përmes një videoje të shpërndarë në faqen e Presidencës, Osmani shihet teksa mbërrin në Bazilikë bashkë me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriun, transmeton Klankosova.tv.

E prapa saj shihet edhe Albin Kurti i shoqërua nga bashkëshortja e tij, Rita.

Papa Françesku vdiq të hënën e 21 prillit pas një sëmundjeje, ndërsa në varrimin e tij pritet të marrin pjesë mbi 200 mijë njerëz.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume