Ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski pjesërisht është falur me vendim të presidentes Gordana Siljanovska Davkova, të shpallur më 2 prill në Gazetën zyrtare. Me këtë, Popovski, pjesërisht lirohet nga vuajtja e mëtejshme të pjesës së mbetur nga dënimi i përbashkët me burg për rastet “300” dhe “Tank”, të hapura nga ish Prokuroria speciale publike.

Për rastin për furnizimin e 300 automjeteve për nevojat e MPB-së, Popovski, në maj të vitit 2018 u dënua në shkallë të parë me nëntë vite burg, por Gjykata e Apelit në dhjetor të vitit të njëjtë e hoqi aktvendimin e shkallës së parë dhe rastin e ktheu në rigjykim. Në tetor të vitit 2019, Popovski sërish u dënua me nëntë vite burg, që Gjykata e Apelit e zvogëloi në pesë vite.

Popovski u akuzua nga ish PSP-ja se ka kryer furnizime të 300 automjeteve për MPB në periudhën 2008-2012, me ç’rast nuk i ka respektuar rregullat ligjore për furnizim publik dhe e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro.

Për rastrin Tank, për furnizimin e mercedesit, Popovski u dënua me 4,5 vite burg, ndërsa ish kryeministri Nikolla Gruevski, si nxitës i kryerjes së veprës, u dënua me dy vjet burg.

Popovski për të dy rastet kërkon dënim të kombinuar dhe zbutje, pas çka ai merr një dënim të përbashkët me tetë vjet e dy muaj, të cilin Gjykata e Apelit më pas e zvogëlon në shtatë vjet burg.

Me vendimin e Siljanovska Davkovës, janë falur tetë persona, katër prej të cilëve janë falur plotësisht dhe katër prej tyre pjesërisht.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume