NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër А.Ll.(19) nga Republika e Shqipërisë, me vendqëndrim të përkohshëm në Strugë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „ prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve “. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Strugë, të kryer me urdhër gjykate, nëpunësit policorë gjetën dhe sekuestruan marihuanë dhe thërrmuese.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume