Pas më shumë se tre orë mbledhje që u mbajt në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, kryesia ka vendosur që përfundimisht t’i ndajë rrugët me VLEN-in dhe të garoj e vetme në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij vit.

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari e ka njoftuar sonte në pres konferencë për media duke theksuar se ASH-ja ka vendosur përfundimisht të shkoj e vetme me lista për këshilltar ndërsa për kandidatët për kryetar komune jemi të hapur për bashkëpunim./TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume