Pas mbledhjes së kryesisë Kryetari i ASH-së tha se nuk e kanë asnjë problem nëse eventualisht kryeministri vendosë për largimin e partisë së tij nga Qeveria.

Në pyetjen e Tv21 se keni diskutuar edhe çështjen nëse mundohen t’ju nxjerrin nga Qeveria, Taravari tha se për këtë vendosë Kryeministri

“Aty vendos kryeministri. Ai që e formon qeverinë është kryeministri, nëse vendos nuk kemi asnjë problem, por në parim me kryeministrin tash për tash kemi raporte të shkëlqyera”, tha kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume