Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në fshatin Vugovë të Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

“I dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet me ç’rast ka shkaktuar vet aksident.

Si pasojë lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vetë drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tre viktimat meshkuj shtetas të Shqipërisë të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit policia ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa rasti është nën hetime.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume