Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina do të ishte e gatshme të diskutonte lëshimet territoriale si pjesë e bisedimeve të paqes.

Duke folur me gazetarët në Kiev, ai tha se Ukraina do të ishte e gatshme të “diskutonte çështje territoriale, por vetëm një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar”.

“Një armëpushim i plotë dhe i pakushtëzuar hap mundësinë për të diskutuar gjithçka. Ajo që thotë Presidenti Trump është e vërtetë dhe unë jam dakord me të në atë që sot nuk kemi armë të mjaftueshme për të kthyer kontrollin mbi gadishullin e Krimesë,” u tha Zelensky.

Më parë, zyrtarët në Kiev përjashtuan mundësinë e bërjes së lëshimeve territoriale në këmbim të paqes me Rusinë.

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha në një intervistë për revistën Time të botuar sot se “Krimeja do të qëndrojë me Rusinë”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume