“Me zemër të thyer dhe lot në sy, njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të Baki Shabanit – bir i nderuar i fshatit tonë, mik i dashur dhe njeri i jashtëzakonshëm” thuhet në njoftimin e faqes Zhelina.info. Një aksident i rëndë i mori jetën, duke lënë pas një boshllëk të thellë në zemrat e familjes, miqve dhe kolegëve të tij.

Bakiu ishte një njeri i qetë, punëtor i palodhur dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar. Gjatë viteve të tij të shumta në kompaninë Golec Trans, ai nuk ishte thjesht një punonjës, por një shpirt i ndritshëm, që me buzëqeshjen dhe mirësinë e tij lehtësonte çdo ditë pune.

Zhelina humbi një nga bijtë më të mirë. Ne si komunitet bashkohemi në dhimbje me familjen Shabani, kolegët e tij dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta çmojnë.

U prehsh në paqe, Baki. Kujtimi yt do të jetojë përherë në zemrat tona.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume