Sot shënohen plotë 24 vjet që kur më 24 Maj 2001 u vranë 10 anëtarët e familjes Zymberi nga Sllupçani në konfliktin e vitit 2001.

24 Maji për familjen Zymberi nga fshati Sllupçan përkujton ngjarjen me tragjike dhe historike qe i ka ndodhur kësaj familje në vitin 2001.

10 anëtaret e kësaj familje humbën jetën nga granatimet e forcave maqedonase të sigurisë, deri sa po qëndronin ne bodrumin e shtëpisë në fshatin Sllupçan. Në këtë periudhë po zhvilloheshin luftimet më të ashpra midis forcave shtetërore të sigurisë dhe UÇK-së në zonën e Karadakut, ku në shumë vendbanime kishte civil të strehuar dhe që nuk kishin braktisur shtëpitë e tyre.

Por atë ditë të kobshme të 24 majit të 2001, familja Zymberi humbi 10 anëtarë të familjes, mes tyre edhe fëmijë, të rinj, gra e pleq.

Familjarët gjithmonë kujtojnë çastin tragjik, kur nga granatimet e pandalshme, një predhë kishte goditur një pjesë të shtëpisë dhe bodrumin, ku ishin strehuar familjarët. Ngjarja e kobshme kishte ndodhur rreth orës 10:10 te mëngjesit, ku nga ky sulm e humbën jetën gruaja dhe djali i Skender Zymberit ,36 vjeçarja Selvije dhe djali 8 vjeçar , vajza Hisnija 2 vjeçare, Syzane, Mersim, Selvije , Hisnija, Neale, Fitore, Nirimane, Valbona, Jenuz, Fitim, të gjithë anëtarë të familjes Zymberi.

Për këtë krim lufte kundër civilëve asnjëherë askush nuk mori përgjegjësi dhe nuk doli para drejtësisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume