Koalicioni i Flotiljes së Lirisë ka njoftuar se një anije civile që transportonte ndihmë humanitare për Gazën është vënë në shënjestër në një sulm me dronë derisa lundronte në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit të Maltës, transmeton Anadolu.

“Në orën 00:23 me kohën e Maltës, një anije e Flotiljes së Lirisë iu nënshtrua një sulmi me dronë. Pjesa e përparme e anijes u vu në shënjestër dy herë, duke rezultuar në një zjarr dhe çarje në trupin e anijes”, tha koalicioni.

Koalicioni tha se “qeveria malteze ende nuk i është përgjigjur sinjalit SOS nga kjo anije humanitare civile”.

Koalicioin i “Flotiljes së Lirisë” i bëri thirrje Maltës të përmbushë “detyrimin e saj për të vepruar dhe për të garantuar sigurinë e një anije civile në rrezik” siç kërkohet nga ligji ndërkombëtar detar.

Flotilja thuhet se ishte në rrugë drejt Gazës duke transportuar ndihma humanitare në një përpjekje për të sfiduar bllokadën izraelite. Burimi i sulmit me dronë nuk është konfirmuar.