Pas një sërë skandalesh që lidhen me kontratat mbi vepër, shitjen e tokave komunale dhe të parkingjeve, qytetarët e Tetovës nuk e mbështesin edhe një mandat të dytë Bilall Kasamin për kryetar komune.

Sipas burimeve të portalit TS, të cilat janë bazuar në matjet e opinionit publik nga disa kompani vendore dhe ndërkombëtare që pritet të publikohen ditëve në vijim, është vërejtur një rënie e ndjeshme e besueshmërisë ndaj kryetarëve në të gjitha komunat e Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, rënia më e madhe është regjistruar në komunën e Tetovës, ku Bilall Kasami përballet me pakënaqësi të thellë për shkak të mosrealizimit të premtimeve të dhëna.

Disa nga premtimet e parealizuara të Bilall Kasamit përfshijnë:

– Premtimi për ndërtimin e qendrës së Tetovës, e cila u prezantua me video 7D, por nuk ka filluar asnjë punim konkret.

– Premtimi për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore dhe mbi tokësore, ndërkohë që qyteti përballet me kaos dhe parkim të mjeteve në trotuare.

– Premtimi për parking falas, ndërkohë që çmimi i parkimit është rritur.

– Premtimi për një Tetovë pa mbeturina, ndërkohë që tarifa për mbeturinat është rritur ndjeshëm.

– Premtimi për furnizim me ujë 24 orë në ditë, ndërkohë që ka ndërprerje të shpeshta dhe rritje të çmimit.

– Premtimi për ndërtimin e stadiumit të qytetit, i cili u rrënua dhe mbeti në gjysmë.

– Premtimi për transparencë në qeverisje, por u punësuan mbi 500 militantë të Lëvizjes BESA në komunë.

Sipas të dhënave nga anketat, mbi 50% e qytetarëve të Tetovës nuk dëshirojnë që Kasami të marrë një mandat të dytë, për shkak të zhgënjimit të madh nga premtimet e pambajtura dhe rritjes së kostos së shërbimeve komunale.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në tetor të këtij viti. Sipas analistëve, gara do të jetë më e lehtë për kundërkandidatët, të cilët do të përballen me një kryetar të dobësuar në opinionin publik.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume