Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kalimit të paautorizuar të vendkalimit kufitare.

Rasti ka ndodhur në Koshare, të premten në ora 13:20.

“Koshare 02.05.2025 –13:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit janë takuar afër vijës kufitare duke tentuar që të kalojnë në Shqipëri me pretekst se ata ishin alpinist (bjeshkatar)”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume