Kombëtarja e Gjermanisë në grupmoshat U21 ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e Kampionatit Europian 2025 që mbahet në Sllovaki.

Një listë prej 26 futbollistëve, që do të shkurtohet në 23, do të udhëtojnë në Blankenhain për “training camp”.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe dy lojtarë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Brajan Grudën dhe Nelson Weiper.

Kjo dyshe kanë pasur sezon fantastik në skuadrat, si: Brighton (Gruda) dhe Mainz (Wiper).

Kujtojmë që Gjermania U21 në grup është me Slloveninë, Republikën e Çekisë dhe Anglisë. Ndeshjën e parë e zhvillon më 12 qershor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume