Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës, ku Shqipëria, përmes një prezantimi inovativ, tërhoqi vëmendjen e liderëve evropianë, ku këta të fundit u shfaqen si fëmijë, e cila gjë u realizua përmes Inteligjencës Artificiale.

Gjatë një deklarate për mediat, Erdogan u ndal te mënyra kreative me të cilën kryeministri shqiptar Edi Rama prezantoi homologët në këtë ngjarje ndërkombëtare.

“Shqipëria bëri diçka interesante në prezantim. Ajo solli në ekran krerët e shteteve dhe kryeministrat e të gjitha vendeve me inteligjencë artificiale. Ishte shumë interesante dhe çdo kryetar shteti ose kryeministër i atij vendi iu prezantua ajo inteligjencë artificiale,” tha udhëheqësi turk, duke e cilësuar këtë qasje si një risi domethënëse në paraqitjen digjitale të liderëve botërorë.

Presidenti turk shtoi se Turqia synon të ndjekë hapa të ngjashëm dhe të jetë konkurruese në zhvillimin e teknologjive të avancuara.

“Shpresojmë që kemi dalë dhe do të dalim me një infrastrukturë të tillë në konkursin që do të mbahet në të ardhmen e afërt. Ne i besojmë vetes, ju besojmë juve dhe kështu, me vullnetin e Zotit, po ecim drejt së ardhmes me një infrastrukturë të fortë të inteligjencës artificiale,” theksoi ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume