Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

Në përmbajtjen e e-mailit, mund të shihet përmbajtja e mesazhit kërcënues, që i është drejtuar presidentes Osmani.

Më poshtë e-maili që është dërgua në adresën zyrtare të Presidencës.

“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, shkruhet në mesazhin kërcënues.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume