Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur lirimin nga burgu të ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Apeli ka pranuar kërkesën e mbrojtjes së Gjicit për zëvendësimin e masës së sigurisë në arrest shtëpiak për shkak të gjendjes shëndetësore të tij.

Safet Gjici u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar, pas shpërthimit të një skandali seksual në zyrën e tij të punës, ku u publikua një video erotike me qytetaren Alma Kaçi. Ngjarja e bujshme çoi në arrestimin e tij më 24 qershor 2023, me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume