Në raportin vjetor të Antimafias për vitin 2024 thuhet se kriminaliteti shqiptar po fiton terren gjithnjë e më shumë në Itali madje po fiton lidership dhe në trafikun e kokainës.

Raporti thekson se “rruga e Adriatikut”, është një nyje kyçe për kalimin e narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë dhe pjesës tjetër të Europës, ndërsa ata kanë arritur të depërtojnë në portet kryesore tregtare (Antverp, Rotterdam dhe Hamburg.

“Trafikimi i drogës mbetet sektori kryesor i aktivitetit dhe të ardhurat prej tij riinvestohen gjithnjë e më shumë në blerjen e aktiviteteve të ligjshme ekonomike dhe pasurive të paluajtshme.

Provat hetimore konfirmojnë gjithashtu se bandat shqiptare janë të përfshira në aktivitete të tjera të paligjshme, të tilla si trafikimi i armëve, trafikimi i qenieve njerëzore, shfrytëzimi i prostitucionit dhe kryerja e krimeve tatimore”, thuhet.

“Bandat shqiptare merren drejtpërdrejt me kartelet e Amerikës së Jugut për importimin e sasive të mëdha të kokainës të destinuara për furnizimin e qelizave të bashkatdhetarëve që veprojnë në tregjet kryesore italiane”, thuhet ndër të tjera në raport.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume