Babai i keq BDI-ja dhe djali i mirë VLEN-i…
Babai i keq BDI-ja i mbyllur dhe i izoluar nga populli për punët e këqija që i ka bërë duke i nxjerrë nga varri të vdekurit dhe duke i vjedhur edhe qefinët e të vdekurve sepse nga të gjallët nuk kishte mbetur asgjë se i kishin vjedhur më herët sa ishin të gjallë në atë gjendje i shtrirë në shtratin e vdekjes e thërret djalin e mirë VLEN-in dhe i thotë: o biri im unë do të vdes një ditë dhe populli do të thotë se shumë njeri i keqë ishte babai juaj.
Djali i mirë VLEN-i i thotë mos e ke gajle babai im sepse ne do ta bëjmë punën që njerëzit kan me thënë se ke qenë njeri shumë i mirë dhe kan me të lavdëruar…
Djali i mirë VLEN-i fillon të njëjtën punë i nxjerrë të vdekurit nga varri u vjedhë qefinin por e bënë edhe një të keqe më shumë dhe i futë nga një tamak kollomoçi në bythë…
Pasi e morri në dorë punën djali i mirë VLEN-i nga babai i tyre BDI-ja njerëzit filluan të flasin zëshëm duke thënë kuku sa i mirë kishte pas qenë babai i VLEN-it ai vetëm i nxirrte të vdekurit nga varri dhe ju vjedhte vetëm qefinin kurse djali i tij VLEN-i paska qenë edhe ma i keq sepse ky pasi po ju vjedhë qefinin po ju futë edhe tamakun e kollamoçit në bythë…
Pasi shpërndahet ky muhabet djali i mirë i thotë babait të keq… o baba a të thashë mos e ke gajle se njerëzit do të lavdërojnë do të thojnë kuku sa njeri mirë paska qenë NDI-ja, ama ky djali i vetë shumë më i keq qenka.
E për një kohë shumë të shkurtër djali i mirë VLEN-i e pruni punën që populli të thotë se kuku kuku sa i mirë kishte qenë BDI-ja po ki VLEN-i paska qenë edhe ma i keqë…

Kush e kupton e kupton kush se kupton se kupton, daullja bie për ata që kanë veshë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume