Pas takimit të sotëm mes kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe liderëve të koalicionit VLEN, ka reaguar lideri i ASh-së Arben Taravari.

Përmes një postimi tejet të shkurtë në profilin e tij në Fejsbuk, Taravari ka ironizuar VLEN-in.

“Reagim ?
S’ia vlen!”, ka shkruar ai.

Kjo deklaratë vjen si rezultat i zhvillimeve të fundit politike, ku ASh vendosi të kandidojë me kandidatë të pavarur në zgjedhjet lokale duke u ndarë nga VLEN.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume