Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur solidaritetin e tij me punëtorët e keqpaguar dhe të papunët, duke theksuar nevojën për dinjitet dhe mundësi të barabarta në tregun e punës.

“Në 1 Maj, bashkohem me të gjithë ata punëtorë që janë të keqpaguar, që nuk respektohen, si dhe me të gjithë ata që ende nuk e kanë punën që e meritojnë!”, deklaroi Taravari në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se në emër të partisë që drejton, zotohet se përpjekjet e tyre të përditshme do të jenë të fokusuara në krijimin e vendeve të punës dhe në garantimin e respektit për çdo qytetar që kontribuon në shoqëri:
“Në emër të Aleancës për Shqiptarët, zotohemi se çdo ditë e jona do të jetë një përpjekje për Punësim dhe Respekt!”, ka shkruar Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume