repça e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit arritën me sukses ta mbronin titullin e fituar sezonin e kaluar, duke triumfuar në finale 4:2 ndaj Bashkimit.

Dueli i gjashtë final i zhvilluar në “Minatori” u mbyll me fitore të vendasve 82:67, duke e vulosur titullin e kampionit.

Nga fillimi e deri në fund të ndeshjes, Trepça pati avantazhin, duke e ruajtur epërsinë dhe duke u shpallur kampion i Kosovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume