Vrasësi turk në Shtip kishte ardhur nga Adana enkas për gjakmarrje. Ai është një i dënuar që më parë ka qëlluar një person dhe është qëlluar vetë. Nën rrethana të çuditshme, në vend që të vuante 6 vjet burg në Turqi, ai ka qëndruar vetëm 4 muaj në burg.

21-vjeçari shtetas turk K.K. kishte ardhur në Shtip enkas nga Adana për të kryer një akt gjakmarrjeje. Kjo është versione më e mundshme për motivet e ekzekutimit publik në Sheshin Qendror të Shtipit. Vrasësi kishte mbërritur në Shkup me fluturim direkt rreth dhjetë ditë më parë, ku kishte blerë një armë zjarri (pistoletë) me kalibër 9 mm për 1.100 euro, por pa të dhëna për modelin dhe numrin serik, të cilat ishin fshirë.

Me ndihmën e miqve të tij, ai ishte strehuar në Shkup, ku edhe kishte përgatitur planin për vrasjen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume