Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur për mediat lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend, përfshirë dinamikat në Frontin Europian dhe diskutimet rreth të ashtuquajturit Front Kombëtar.

Ahmeti u shpreh se për BDI-në do të ishte më e përshtatshme që zgjedhjet parlamentare të mbahen paralelisht me ato lokale. “Për partinë e integristëve më e kapshme do të ishte që bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”, tha ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume