Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), së bashku me përfaqësues të bizneseve nga e gjithë Kosova, sërish do të mbajnë protestë në sheshin e Prishtinës.

Protesta e sotme është njoftuar të fillojë në orën 11:00, dhe është paraparë të zgjasë një orë.

Njësoj si herën e kaluar, bizneset po protestojnë për të kundërshtuar hyrjen në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Në një konferencë për media, kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna, deklaroi se protesta do të jetë paqësore dhe bëri thirrje që qeveria të rishikojë vendimin e marrë.

Ai tha se kërkojnë afat njëvjeçar dhe një paketë ligjore për të lehtësuar transicionin për bizneset dhe për të mbrojtur qytetarët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume