Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024 kanë ndërruar jetë gjithsej 20 201 qytetarë, apo për 0.1 % më shumë sesa në vitin paraprak, ashtu që 10 604 janë të gjinisë mashkullore.

“Mosha mesatare e të vdekurve të gjinisë mashkullore është 71.9 vjeç, respektivisht 76.8 vjeç për personat e gjinisë femërore, ose për 4.9 vjeç është më e lartë mosha mesatare te gjinia femërore”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi se numri i foshnjave të vdekura është 47.

“Sipas Klasifikimit ndërkombëtarë të sëmundjeve(MKB-10), pjesëmarrje më të madhe kanë personat e vdekur nga sëmundjet e sistemit qarkullues (shifra 100-199) me 36.7%, pasuar nga neoplazmat (shifra COO-D48) me 19.6%, ndërsa sëmundjet endokrine, sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi dhe ato metabolike (shifra E00-E90) me 7.7%, sëmundjet respiratore (shifra J00-J99) janë të përfaqësuara me 4.1%, duke vijuar nga vdekje të tjera, por me një përfaqësim më të ulët”, raportoi Enti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume