BDI shpreh shqetësim të thellë për skandalin e radhës në Komunën e Çairit, ku mijëra euro nga buxheti publik janë derdhur në kafiterinë e zëvendësministres Kaltrina Zekolli-Shaqiri, pa shpallje publike dhe në shkelje të Ligjit për Prokurime Publike.

Ky rast dëshmon qartë abuzimin me paranë publike, favorizimin e bizneseve të lidhura me zyrtarë të Lëvizjes Demokratike dhe kapjen e institucioneve nga një rrjet i organizuar politik që përdor pushtetin për interesa të ngushta. Kafiteria “1sh”, e njohur si seli alternative e Mexhitit dhe Ganiut, ka përfituar mbi 30 mijë euro nga Komuna e Çairit – vetëm këtë vit mbi 14 mijë euro, pa konkurrencë e transparencë.

Abuzimet në Çair shtrihen edhe te ndërtimet pa leje, lejimi selektiv i ndërtimeve shumëkatëshe dhe keqpërdorimi i pronës publike, gjithnjë në shërbim të rrethit politik të Visar Ganiut dhe VLEN-it.

BDI mbetet e përkushtuar për qeverisje transparente dhe në shërbim të qytetarëve, larg korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume