ekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, paralajmëron se mund të ketë “pasoja të jashtëzakonshme” nëse luftimet midis Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, Guterres thotë: “Mbetem thellësisht i alarmuar nga përshkallëzimi i vazhdueshëm ushtarak në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Iranit”.

Shefi i OKB-së përsërit thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm, duke shtuar se çdo “ndërhyrje e mëtejshme ushtarake mund të ketë pasoja të jashtëzakonshme, jo vetëm për ata që janë të përfshirë, por për të gjithë rajonin dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi”.

Guterres u kërkon shteteve anëtare të OKB-së të zbatojnë plotësisht Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, duke thënë se diplomacia është mënyra më e mirë për të adresuar çështjet e sigurisë në rajon, ka raportuar BBC.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume