Shqipëri-Serbi është përballja kualifikuese e Botërorit, e planifikuar për këtë të shtunë në orën 20.45.

Teksa jemi 2 orë larg fillimit të ndeshjes, në “Arenën Kombëtare” kanë filluar të futen tifozët e parë.

Ashtu siç është parashikuar, ndaj tifozëve do të ketë kontroll të imtësishëm, ndërsa vlen të theksohet se nuk lejohen sendet.

Madje, çdo person që ka një biletë, do kontrollohet dy herë dhe më pas do të lejohet që të hyjë brenda.

Kujtojmë që FSHF gjatë ditës ka bërë një njoftim sa i takon rregullave për futjen në stadium.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume